Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Isa Sakja dy fjalë për Jozefina Topallin

Isa Sakja dy fjalë për Jozefina Topallin

00:09, 01/07/2019
A+ Aa A-

Nga Isa Sakja

Nuk do të doja kurrë t’i shkruaja këto radhë, por në respekt të demokratëve, në respekt të qytetarëve të Kavajes, në respekt të të gjithë atyre që sot zgjidhën Lirinë përpara Monizmit, më duhet t’i them disa fjalë Jozefina Topallit.

Prej kohësh, nuk habitem më me mllefin e zonjës Topalli kundër Partisë Demokratike, kryetarit të saj Lulzim Basha dhe, së fundmi, edhe kundër liderit historik Sali Berisha.

Gjatë këtyre dy vjetëve, që kur Jozefina humbi pushtetin brenda PD-së dhe bëri pakt më djallin kundër PD-së, kam kuptuar një gjë shumë të rëndësishme.

Këto 20 vjet Jozefina Topalli nuk ka kuptuar asgjë nga politika dhe sillet njësoj si kundërshtari më i egër i PD-së!

Ajo flet me të njëjtin mllef kundër PD-së dhe Lulzim Bashës siç flet Edi Rama. Flet me të njëjtën gjuhë si Edi Rama, artikulon të njëjtat teza si Edi Rama, madje edhe “keqardhjen” për PD-në e shprehin njësoj.

Zonja Topalli, në respekt të 20 viteve që kemi ndarë së bashku sakrificat, por jo pushtetin, dua t’ju ndihmoj sonte!

Për të kuptuar se ke kapur fundin si qenie politike, lexoni komentet në statuset tuaja kundër PD-së dhe Lulzim Bashës! Shikoni se kush ju bën like! Janë armata e Edi Ramës ose pushtethumburit e PD-së që, njësoj si ju, morën gjithçka nga PD-ja në pushtet dhe e hodhën poshtë, e përgojuan, e tradhëtuan, punuan kundër saj në ditën më të keqe të opozitës dhe të vendit!

Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse nuk dua t’ua lodh më shpirtin demokratëve! Boll e ke bërë ti me jozefinat e tjera që i rrinë rrotull Edi Ramës të kapin ndonjë kockë nga pushteti i tij i pistë.

Nuk po zgjatem as me moralizmat e tua miope për ndërkomëbtarët, sepse nuk dua të kujtoj që u bëre barsaleta e pushtetit të PD, kur nxirrje jashtë nga zyra ambasadorët e SHBA-së dhe të OSBE-së.

Zonja Topalli!

Sot për Partinë Demokratike ishte një ditë e mirë!

Sot për Shqipërinë ishte një ditë e mirë!

Dhe kjo është për meritën e madhe të Lulzim Bashës! Bashkë me demokratët, ai ka dalë të fitojë betejën më të madhe të këtyre 30 viteve të fundit! Të bëjë bashkë demokratë e socialistë për një kauzë më të madhe se pushteti i Lulzim Bashës! Për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për refuzimin e drejtimit të vendit nga një kryeministër hajdut dhe ortak me krimin, për një vend ku shqiptarët të jetojnë me dinjitet!

Zonja Topalli!

Hapini sytë! Demokratët janë në këmbë, nuk kanë nevojë për patericat e Edi Ramës! Doni apo nuk doni ju, Partia Demokratike është sot forca politike më e besueshme në Shqipëri, e gatshme të qeverisë vendin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Osman Kaceli03/07/2019 16:00

Tre pyetje për Josefina Topallin: 1. A ishin të ligjshme Votimet vendore të 30 Qershorit 2019? 2. Në se po, a morët pjesë në tò? 3. Në se votuat emrin e kujt kandidati shënuat? Unë jam shumë i dizilizionuar me Ju, që nga thirrja e Juaj për Bojkot në Votimet e 25 Qershorit 2017. Si njohës i Ligjit të Numrave të mdhej (sondazhet), më rezulton se rreth 80% e rrjedhjes së votave, që shënuan humbjen e bujshme të P.D.-ës, erdhën si rezultat i bojkotimit të tyre prej përkrahësve dhe simpatizantve tuaj! (Gërshana Plus Minus 6%). Në kto dy vjet, me ndërhyrjet e juaja kunder Leederit të P.D.-ës, ju në vend që të ktheheshit nga e Hekurt në Zonja Inoksidabël, më jepni pershtypjen se jeni ndryshk. Duke njohur kapacitetet e juaja, ju keshilloj, që t'i bashkoheni B.D.-ës, në menyrë që ta forconi ate, dhe në Zgjedhjet e ardhëshme mbas 4 vjtetësh, të bani aleancë me P.D.- që ndërkohë mund të ketë ndrru leedership etj. Në këte mënyrë, Ju do të luani ate që n'Itali e quejnë "ago della bilancia"! Ju uroj suksese....

Pa emer02/07/2019 22:23

AMIN AMIN AMIN

Meti01/07/2019 16:24

Bravo Isa Sakja

Alfons Malo01/07/2019 14:32

Topalli ka tallur bythen me parat e shqiptareve qe nuk la vend ne bote pa bredhur me lloj dollomon gjere ne afrik e egjypt.Shet pordh duke share PD. Kjo duhet te ishte larguar nga PD qe kur doli, se ka bashkepunue me sigurimin e shtetit.FAJ KA SALI BERISHA QE I SHTRIU BISHTIN SHUME KESAJ..BRAVO LULZIM BASHA QE SI JURIST PASTROI PARTINE NGA KETA QELBESIRA QE NEN HIJEN E PD MOREN ÇFARE DESHEN ,I KRIJUAN EDHE NJE ANDIKAP TE MADH QE EDHE SOT PO E VUAJNE DEMOKRATET.. SI KJO PATOZI E DISA TE TJERE JANE BUK SHKAL..TURP E TURP I MADH PER KETE FEMER ,QE VEÇ VRER NXJERRE PER PD. DIL KRIJO PARTI TE RE SI PATOZI DHE SHIKOJE VETEN KU JE SE RREZIK AS BURRI JOT NUK VOTON PER TY JE SHPLA KREJT .DERI DJE BERE NAMIN QE RAMA NUK RREZOHET ME XHIRO NE BULEVARD ,NDERROVE MENDJE KUR NE NJE PROTEST U HODHEN SHASHKA, DOLE E FOLE :NUK RREZOHET ME DHUNE?.ÇFARE KARAKTERI KA KJO? MOS U LEPI KOT SE NUK TE BEN RAMA TY PRESIDENTE SIKUR EDHE NE POTURET E TIJ TE ULESH HARROJE

Higgins01/07/2019 11:34

E sakte! Zonja Topalli performon vetem kur ka pushtet. Tani besoj , ashtu si zonja tjeter Bregu , Rama i la gjetur ndonje post asaj apo femijve te saj dhe per kaq ajo mund te shese gjithe Shqiperine. Turp... prova juaj zonje, e patozit... dhe shokeve tuaj mbaroi! Ju nuk ishit te denje te perfaqesoni elektoratin e djathte, ato qe e duan Shqiperine nje vend te lire, te drejte, te paster, te begate; Ashtu sic na e ka dhuruar Zoti???

Daj Jaku01/07/2019 09:45

E përzgjedhura" e rritur në shtëpinë e Rasim Kuqit, këlyshit të sigurimit të shtetit, vrasës ordiner i pandëshkuar, baxhanaku i Sulbyth Bushatit,. E përzgjedhura e sigurimit në rradhët e PD. Mbas diskreditimit total në politikë gjoja të djathtë, mori emërim si dhipllomate nga Ditmir Bushati, kocka e fundit ndaj bushtrës sigurimse. Pjella më e fëlliqur e Sali Bërishës.

Topalli dava shaket01/07/2019 08:43

Asnje presje nuk I heq Z Sakja. Tani me te vertete nuk kam piken e dyshimit qe PD paska patur as gjarperinj Dhe kucedra brenda radheve te saj me shume se sa mendohej. Kjo germadhe e perdale ka shfrenuar gojen kunder partise qe e beri me gjithcka Dhe ka hapur depon per Ramen. Mallkuar qofshi te gjithe juve qe keni shkelur mbi djersen, gjakun, mundin Dhe idealin e martireve demokrate qe para 1945. Ne ferr vafshi, Ti Topallti, bushtra bregu, patoz pederasti, qorri imami, Dhe kjo bushtra e fundit hajdarja e rames. Plehra, kerma, te dhegheneruara Dhe shperfytyruese. Zoti e ndihmofte PD, shqiptaret

Shto koment

Denonco