‘Rama do të rrijë me bandat’/ Ish-deputeti: Kemi një limit, po u tërhoqëm njerëzit ....

‘Rama do të rrijë me bandat’/ Ish-deputeti: Kemi një limit, po u tërhoqëm njerëzit ....

23:16, 15/06/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa, nga studio e Ora Neës, tha se njerëzit janë të irrituar dhe kjo është arsye që dalin në protesta.

Hasa tha se edhe opozita e ka një limit dhe nëse ky limit arrin me tërheqjen e tyre, njerëzit do të bëjnë çfarë të duan. Sipas tij, në këtë rast Rama do të ketë fundin e keq.

“Ne jemi munduar në detyrën tonë si opozitë të qetësojmë njerëzit, por irritimi i tyre ka arritur atje ku nuk mban më. Kemi dhe ne një limit, ka dhe një moment kur ne do të tërhiqemi dhe po u tërhoqëm njerëzit do bëjnë ç’të duan. Nëse njerëzit do bëjnë ç’të duan, fundi i tij do jetë shumë i keq. Njerëzit na hakërrehen neve se ne vihemi ndërmjet njerëzve dhe shtetit. Ne jemi për ta mbrojtur shtetin, por jo për të mbrojtur kriminelët dhe bandat. Rama do të rrijë me bandat dhe të blejë pushtet. Ai ble gjithçka dhe në momentin kur mediat e huaja po e nxjerrin zbuluar nuk di çfarë të thotë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mazhun16/06/2019 00:00

ky hasa.do.e haje shum shpejt, eshte nder kandidatey kryesore per pas hekurave

Shto koment

Denonco