Basha: 30 Qershori, varreza politike e Ramës, shokut të Avdylajve

Basha: 30 Qershori, varreza politike e Ramës, shokut të Avdylajve

22:05, 15/06/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ashpërsuar retorikën për të mos thënë se tashmë ka një kërcënim të drejtëpërdrejtë për Edi Ramën. Aq e fortë ishte deklarata e pasdites saqë në të kishte edhe fjalët fund e varr.

“Varri politik” do jetë këmbëngulja jote për zgjedhje pa opozitën më 30 Qershor.

Ja çfarë shkruan Basha:

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të Avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor”. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco