Emigrantët e harruar nga qeveria/ Mungesa e marrëveshjes për patentat penalizon shqiptarët

Emigrantët e harruar nga qeveria/ Mungesa e marrëveshjes për patentat penalizon shqiptarët

22:21, 19/05/2019
A+ Aa A-

Mungesa e marrëveshjes me shtete të tjera, kryesisht në ato ku ka prani të madhe të shqiptarëve, po i penalizon këta të fundit.

Këtë shqetësim shpreh edhe një bashkëatdhetari ynë në Itali, i cili ka zgjedhur të denoncojë problemin e tij në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, fakti që patenta shqiptare nuk njihet nga autoritetet italiane, ka bërë që jo vetëm të gjobitet, por edhe ti hiqet e leja e drejtimit të automjetit.

Sipas tij, Italia njeh formatin e vjetër të patentave shqiptare (e qeverisjes Berisha), por jo formatin e viteve të fundit.

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Fati i qytetareve te narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Sapo me vendosen gjobe dhe heqje patentet nga policia Italiane per parregullesi ne patente, sepse kjo patenta e Edi Rames nuk njihet fare neper Europe sepse nuk ka nje marrveshje mes shteteve tash 3 vjet.

Drejtoria e Transportit ne Tirane me kane thene qe do behet mbrenda muajit, kjo e thene vihet ne gusht. Ne itali njifet vetem formati i vjeter qe eshte bere nga qeveria juaj. Kjo e Edi Rames nuk vlen nje mut. Tani nuk mund te shkoj as ne pune sepse e kam 30 km larg.

Kjo eshte narko Shteti qe duam dhe qe po na merr ne qafe edhe neve qe jemi larguar.Ndersa kjo faqja web e drejtorise transportit nuk funksionon fare.

Image

Nga verfikimi që Syri.net bëri në internet, rezulton se web-faqja e Drejtorisë së Transportit Rrugor nuk funksionon, ashtu siç thotë edhe denoncuesi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco