Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Analisti kundër Topit: Turp është kur je 60-vjeç dhe flirton me gazetaren

Analisti kundër Topit: Turp është kur je 60-vjeç dhe flirton me gazetaren

10:10, 18/05/2019
A+ Aa A-

Botimi i librit Nocturn nga ana e ish-presidenti Bamir Topi ka nxjerrë në skenë një sërë përplasjesh mes politikanëve. Së fundi në rrjet është bërë virale përplasja mes Topit dhe ish-presidentit që e zëvendësoi Bujar Nishani.

Topi thotë në librin e tij se ai e ka futur Nishanin në PD dhe më parë ky i fundit punonte në një karburant.  Po nuk mungoi as përgjigja e Nishanit, i cili e akuzoi Topin se ju ka vjedhur tokat të afërmve, dhe se e kishte lënë institucionin e presidencës në një gjendje të mjerueshme.  

Këtë përplasje në distancë mes të dyve e ka komentuar dhe analisti Dritan Hila, i cili ka shpërthyer në një sërë akuzash në drejtim të ish-Presidentit Bamir Topi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hila shkruan se: 'E turpshme nuk është se çfarë pune ka bërë Nishani vite më parë, por turp është kur je babai i dy vajzave, je 60 vjeç dhe flirton me gazetaren që të bën intervistën duke reklamuar syze'.

Komenti i Dritan Hilës kundër Bamir Topit:

Per Bamir Topin dhe Bujar Nishanin

Lexova nje pjese nga libri kujtimeve ku Bamir Topi rrefen sesi ka gjetur Bujar Nishanin duke punuar ne një pike karburanti dhe e ka futur ne politike.

Personalisht dyshoj fort qe Bamiri e ka futur ne politike Nishanin por edhe ne qofte e vërtete nuk ka asgjë te keqe. Dikush behet sebep te nisesh një profesion ne udhëtimin e jetës. Sepse edhe Bamirin e ka futur dikush (Berisha, e ka futur) por jo si me te mençurin e Tiranes. Thjesht u ndodh ne vendin e duhur ne kohen e duhur.

Se pari një burrë nuk është turp te punoje për te mbajtur familjen. Turp është kur shet vendet e gjykatësve ose ju vjedh pronat kushërinjve.

Se dyti, Nishani vjen nga një familje e fisme gjirokastrite. Ka qene pedagog. Ka punuar ne Ministrinë e Mbrojtjes ne sektorin e marrëdhënieve me jashtë derisa socialistet qe erdhën ne 1997-en e nxorën ne lirim. Dallgët e jetës te përplasin lart e poshtë, por e rëndësishme është te ruash dinjitetin, dhe dinjitetin nuk ta ul asnjë lloj pune e ndershme.

Se treti kam dëgjuar qe here i thonë qe ka punuar kamerier dhe tani punonjës ne pike karburanti. Besoj se turp është te shpifesh.

E quan Nishanin mediokër. Une do quaja mediokër madje banal një si Bamiri qe duke qene baba i dy vajzave dhe 60 vjeç burrë, flirtonte me gazetaren qe e merrte ne interviste duke reklamuar syzet.

Se katërti: Bamir, ndërro modelin e favoriteve se edhe vete Zdravkoja ka 30 vjet qe e ka ndryshuar modelin e tyre dhe Jugosllavia është shpërbëre.

Dhe e fundit: perfundimisht politikanet shqiptare janë te gjithë mitomanë dhe është shpenzim i kote parash te blesh librat e tyre me kujtime (meqë ra fjala, unë e lexova ne internet).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar20/05/2019 09:14

Janë shumë të paktë ata shqiptarë që kanë akoma nostalgji për kohën e Enverit. Pamvarësisht nga problemet e shumta që ka pasur Shqipëria gjatë tranzicionit të saj për të kaluar në këtë sistem, e që pa diskutim janë të lidhura me shkatërimin jo vetëm ekonomik të kohës së diktaturës, por edhe shkatërimin e ndërgjegjes së njerëzve, duhet pranuar se Shqipëria ka ndryshuar shumë. Liritë individuale të mendimit e të tregut, ndonëse me ta është abuzuar me forma korruptive, kanë sjellë një ndryshim të madh. E quaj cilindo politikan shqiptar që edhe sikur të ketë qenë dikur antar i PP, edhe i detyruar nga shkaqe të ndryshme të mbijetesës në karrierën profesionale, si një politikan progresist kur i bashkohet kauzës së demokracisë perëndimore, apo antarësohet në partitë e djathta. E quaj një politikan regresist e të pamoralshëm , cilindo politikan, qoftë edhe me prejardhje nga familje të persekutuara nga diktatura, që për interesa privilegjesh e parashë, i bashkohet PS, ish monopartisë së Enverit. Ish presidenti Topi, nuk mund të quhet një politikan progresist, përkundrazi ai kaloi në palën e regresit duke tradhëtuar kauzën e partisë që e zgjodhi e që ishte partia e parë opozitare ndaj Partisë së Punës. Paturpësisht ai kërkon të sulmojë presidentin pasardhës të tij, z. Nishani, që si pasojë e "revolucionit" revanshist enverist të 1997, paskej qenë i detyruar të punojë si një "pompist" në një benzinatë e ky qenka "krimi" i tij.. Veterineri Topi kujton se mund të fitojë para me emrin e ish presidentit, duke shitur një palo libër "kujtimesh" me vlerësimet e tij subjektive të mllefeve personale. Bëj sa të duash libra o zotëria veteriner, por mos kujto se me këtë do të mbijetosh në politikë. Nuk je ti i vetmi nga disa pseudo demokratë që koha i nxorri jashtë politikës, ndonëse tentuan të bëjnë ca partiçka pa vlerë e me një autobuz votuesish pas vetes. Z.Nishani ishte president i të gjithëve, por nuk tradhëtoi kauzën e tij ideollogjike demokratike e sot është kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të PD. Kurse ju z. Topi e latë veten që të përdoreshit si një top lecke nga socialistët e nga Rama, njëlloj si Astrit Patozi. .

Miu te kiu20/05/2019 08:10

Nuk bohet veni me fshatarhajdutevgjitergej.

Toni18/05/2019 16:00

Po ky ish presidenti pse doli president kush e vuri ne detyre si president, pse nuk ndejti ne loje me politiken, dhe ku po del me kta qe ku punonte e dhe si punote pas ardhesi i tij.si ne politik po dhe ne presidence , eshte mir te bej edhe ca pushime ne napoli!?.

krasasi tp18/05/2019 11:45

Keqardhje Z.Hila per ju, qe bini "mbrena" nje debati banal i zhvilluar midis dy ish presidentesh qe sikurse e theksoni ne fund te prononcimit "te gjithe politikanet shqiptar jane mitomane".Disa cene te Z.Topi politika shqiptare i dinte.Cene te tjera qe lidhen me amnistite, promovimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, te demostruara ne shkalle te larte nen presidencen e zotnise jane te njohura.Te shkruash kujtime pikerisht tani,"ne kohe kolere"(SPAK) kete mund ta bej vetem nje kok tul.Ose nje zuzar qe mendon se klimes politike konfliktuale ne rastin me te mire dhe bashkepunuese pas kuintave, mund ti sherbesh per ta sabotuar Reformen ne Drejtesi.Se keshtu mund ti shpetosh edhe sherrit te kusherinjve , njerin prej te cileve e pash para disa muajsh duke ngjitur "flete rrufe"ne muret e Ministrise se Drejtesise.Por se si mund te maresh pronat e kusherinjve apo se si mund te maresh pronat e atyre qe si ke as kusherinj,,qe nuk trashegon asgje, apo thjesht se vjen nga Zona e Pare Opertative Vlore Gjirokaster edhe kjo mund te jete dhe besoj duhet te jete, pjese e hetimit dhe gjykimit te SPAK dhe BKH.

goni18/05/2019 11:14

Kot, ashtu kote po i tregoi ketij Hiles, te birit te sigurimsit nga me te ndyret ne Shqiperine e shume vuajtur...se pari, Bujari nuk vjen nga familje fisnikesh gjirokastritesh por nga dreqi e di sepse edhe ai nuk e di se nga vjene.....dhe familja e tije edhe sote te vret po i shave Enveri Hoxhen. I jati sekretar partie ne degen e puneve te brendsme ndersa e jema mesuese qe vetem vjersha per enverin ju mesonte nxenesve edhe sote po tja kontrollosh i gjene foton e enverit ne xhepin e majte, sfer zemres.......Bujari erdhi si B. mehmeti ne minsitrine e mbrojtjes dhe pasi dolen videot e kryengritjes se shkolles se bashkuar, me urdher te kryeminsitrit e larguan por mbasi Serreqi, miku i te jemes, e coi ne Amerike 6 muaj per te mesuar gjuhen, u kthye si B. Nishani, prap ne M.Mbrojtjes dhe u largua shume me vone se sa erdhen trimat sigurimsa te 97, Sabiti e beri shefin e protokollit te ministrise.....pasi u u infiltruar ne PD, ndofta e ka prure Topi i filloi kariera pa ndalim gje qe ka habitur njerezine......sa per drejtimin e te dy ministrive....lere se po ju hoqen petet atyre lakroreve, do te qelbet e gjithe PD por jo me pak edhe ata qe e derguan deri ne presidence......

Loran shehu18/05/2019 10:28

Po ca mereni se i jepni rendesi kot bamir hajdutit

Shto koment

Denonco