Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Një superskandal në horizont, ministra dhe ish-ministra të Edi Ramës në 'tavë'!

Një superskandal në horizont, ministra dhe ish-ministra të Edi Ramës në 'tavë'!

10:14, 25/04/2019
A+ Aa A-

“Partia Demokratike sigurisht që disponon informacione dhe materiale që përfshijnë aktivitet kriminal të anëtarëve të qeverisë të cilat kalojnë në një filtër verifikimi dhe dokumentimi të plotë. Sapo ne të dokumentojmë aferat të cilat do duhet t’i ndajmë me publikun do t’i bëjmë publike. Konfirmoj që po kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të mëtejshëm. Afera korruptive të kësaj qeverisje. Ministra, ish-ministra. Pra ministra në detyrë dhe ish-ministra e gjithë veprimtaria e kësaj qeverie”.

Këtë deklaratë e dha ditën e djeshme në Abc News, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duke paralajmëruar kështu edhe një seri skandalesh dhe aferash të reja të ministrave dhe ish ministrave të qeverisë Rama, të cilat do të bëhen të ditura për publikun së shpejti.

Kujtojnë se pavarësisht fakteve dhe dosjeve të reja që priten të shpërthejnë publikisht, në “tavë” janë edhe dosjet 339 dhe 184 të cilat po hetohen nga prokuroria me shpejtësinë e breshkës që prej dy vitesh. Deri më tani publiku është vënë në dijeni nga mediat shqiptare por veçanërisht Zëri i Amerikës, për disa përgjime ku shfaqen në pazar votash, eksponentëve të lartë të mazhorancës që shkojnë në nivel ministrash dhe kryebashkiakësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A28/04/2019 06:08

Sa me shpejt ne media te behen publike.

El28/04/2019 06:06

Sa me shpejt nxirrni me argumenta dhe fakte aq me mire eshte qe te kuptoje populli shqiptare se kush I qeverise ,dhe basha duhet ti nxjerre sa me shpejte se trasparenca e largon kete qeveri dhe cdo padrejtesi dhe cenim te njerzve duhet trasparenca nga ana e opozites, mbi gjithcka qe ndodhe, opozita duhet ne krah te drejtesise te njerzve.E verteta e zhduk te koten.

Shto koment

Denonco