Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Habit analisti ithtar i Ramës; 'Po të quante derr, do i thosha a më ha ..'

Habit analisti ithtar i Ramës; 'Po të quante derr, do i thosha a më ha ..'

21:41, 25/03/2019
A+ Aa A-

Edi Rama e ka zakon të shajë dhe të ofendojë këdo që i del përpara, pa bërë shumë dallim nëse është gazetar apo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

Analisti Shpëtim Nazarko, tha në emisionin ‘360 gradë’ të Zhejit, se nëse Rama do i thoshte derr ai do të jepte këtë përgjigje: A nuk më ha munë!

‘Po të më thotë mua unë i them më ha munë. Ja kam bërë Nanos në sy të rojeve, seç më tha dhe i thashë a më ha munë dhe iku. Edhe Çim Peka nëse e ka sulmuar do ti kthejë përgjigje. Individualisht por edhe në publik. I ka folur militantëve të vet jo popullit. Rama nuk është budalla, mund ti thoni maskara. Rama e di shumë mirë me kë po flet, po flet para një turme që do të dëgjojë ato që do të dëgjojë. Edhe Berisha e përdor. Njëherë po e kritikonim dhe tha unë ndjek taktikën e Berluskonit, u flas militantëve të mi, ata që e pëlqejnë këtë lloj gjuhe. Nuk e besoj që ky është thelbi i krizës.”, tha Nazarko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco