Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

'Hajde bli mollë tani o Edi Rama', fermeri shkul pemët, ja çfarë i thotë kryeministrit të propagandës

'Hajde bli mollë tani o Edi Rama', fermeri shkul pemët, ja çfarë i thotë kryeministrit të propagandës

16:36, 25/03/2019
A+ Aa A-

Mbetja stok e mollëve për të vitin e dytë me radhë i ka çuar në depresion fermerët të cilët kanë filluar të shkulin pemët, pavarësisht se Rama trumbentonte që të mbillnin sa më shumë të tilla.

Një video e një fermeri në Qarkun e Korçës, tregon se si pemët po shkulen me shpejtësi, duke rrëzuar po me kaq shpejtësi edhe propagandën e Ramës për subencionimin e fermerëve.

Ai dërgjohet teksa i thotë kryeministrit "Hajde o Edi Rama bli mollë tani'

Kjo video është postuar edhe nga ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i cili shkruan.  “Për ty Edi Rama: Qarku Korçë, Bashkia Pogradec, Njësia Komuna Çerrave kur në 2018 Skema Mbështetje Për Bujqësinë dhe Zhvillim 2018 Kryeministri thoshte që mos mbillni patate po mbillni mollë por sot realiteti tregon që ne, po shkulim mollët o Edi Rama për dru zjarri ,molla na mbeti stok në shtëpi. Do i shartojmë mollët me Kanabisin tënd, dhe shpresojmë që ky prodhim të të japi i pari ty të drejtën ta provosh. Të dhëntë shëndet, larg këtij populli...”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cuco27/03/2019 14:16

Deshiroj ti them fermerit ne hall se jam vertete i keq ardhur per te gjithe fermeret qe perballen me te njeten gjendje te deshperuar, por nuk do ti keshilloja qe ne asnje menyren qe ti presin pemet frutore. Eshte pa kuptim dhe e dhimbeshme te behet kjo gje, duke pasur parasysh se nje peme frutore do vite te jape frutet e saja. Duke i prere pemet nuk ben tjeter vetem se demton veten, natyren dhe te ardhmen e femijeve tuaj. Nga ana tjeter kryedoçit i behet zemra mal, sepse si shpirtmut dhe armik i Shqiptareve dhe i Shqiperise qe eshte, ky eshte qellimi I doçit: te shkaterroje Shqiperine e shqiptaret, mos bini pa dashje ne gracken e prepotetntit impotent.

Daj Jaku27/03/2019 07:42

Një histori nga Bolzano, Itali. Biri i një fermeri me një plantacion mollësh bleu një veturë lluksoze, mendoi ti bënte një strehë për ta mbuluar, por për ta realizuar i duhej të priste dy pemë molle në kopështin pranë vilës, e cila shërbente edhe si punishte sallam-proshuta-speck-vürstel etj. Mirëpo babai nuk e lejoi absolutisht. Ato dy mollë vlejnë shumë më tepër se sa ajo vetura jote, shko e parkoje ku të duash, i tha, por pemët mos i prek.

Shto koment

Denonco