Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

E gjitha Shqipëria nën beton, 1200 leje ndërtimi vetëm për vitin 2018

E gjitha Shqipëria nën beton, 1200 leje ndërtimi vetëm për vitin 2018

14:29, 01/03/2019
A+ Aa A-

Nuk ka të ndalur betonizimi i vendit, nën qeverisjen Rama e cila erdhi në pushtet duke shpallur një moratorium për ndalimin e tyre jashtë kontrollit. Por tani pas gati 6 vitesh, industria e ndërtimit ashtu siç thonë shumë raporte ndërkombëtare dhe akuzon opozita, duket se është shndërruar edhe në një mënyrë të krimit të organizuar, për të pastruar paratë e trafiqeve të drogës.

 Sipas shifrave të publikuara së fundmi nga INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna për vitin që lamë pas, 2018, shënoi nivelin më të lartë për gjashtë vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e kaluar u miratuan afro 1200 leje ndërtimi, në rritje me 46% krahasuar me vitin paraardhës 2017. Vlera e përafërt e lejeve të miratuara ishte 59 miliardë lekë, edhe kjo shifër përbën rekord për gjashtë vitet e fundit dhe 20% më e lartë krahasuar me vitin 2016.

Pas shfuqizimit të moratoriumit për lejet dhe përmirësimit të ngadaltë të ekonomisë, interesi i bizneseve për të ndërtuar është rritur. Sipas statistikave të detajuara, lejet janë të shpërndara si tek ndërtimet rezidenciale, ashtu edhe në ato për qëllime biznesi, ndërtesa tregtare, industriale apo hotele.

Numri më i madh i lejeve të ndërtimit gjatë vitit të kaluar, u përqendrua në bashkinë e Tiranës e cila drejtohet nga Erion Veliaj i cili bëri fushatë elektorale me premtimin “Zero ndërtime brenda unazës së qytetit”, por në praktikë ka betonizuar krejtësisht qendrën e kryeqytetit.

Gjithmonë sipas INSTAT, në kryeqytet u dhanë 388 leje ndërtimi, ose rreth 32% e gjithë lejeve në nivel kombëtar. Vijon Qarku i Durrësit me 156 leje ndërtimi dhe Qarku i Fierit me 129 leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco