Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Basha: Demokracia është shkatërruar, Rama përhap ‘fake news’ në BE

VIDEO/ Basha: Demokracia është shkatërruar, Rama përhap ‘fake news’ në BE

17:33, 27/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me delegacionin e Parlamentit Europian.

Basha është shprehur se Edi Rama me makinerinë e tij të propagandës të ngritur me paratë e drogës, mashtron dhe gënjen ndërkombëtarët.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve, kreu i opozitës është shprehur se miqtë e Shqipërisë duhet që të njohin realitetin e vërtetë, jo atë që shërben Rama në BE me ‘fake news’.

‘Dua të falënderoj Euro-deputetët për mundësinë që i dhanë opozitës së bashkuar për të prezantuar gjendjen kritike ku ndodhet demokracia shqiptare, ku në Shqipëri nuk ka një qeveri që punon për popullin, por për krimin.

Një nga problemet e mëdha është dezinformimi që Edi Rama me paratë e drogës bën.

Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë dhe mund të zgjidhet vetëm me një qeveri transitore dhe zgjedhje të lira.

Zgjidhja e kësaj situate nuk vjen me arrestimin fasadë të Vangjush Dakos, sa për sy e faqe.

Kjo zgjidhjen vjen vetëm me një qeverisje transitore dhe zgjedhje të lira.

Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin që shqiptarët e vuajnë përditë. Në këtë fazë ku ndodhet vendi, ku synon të hapen negociatat me BE-në, duhet të sqarojmë se Edi Rama me veprimet e tij ka shkatërruar stabilitetin e vendit.

Rama në emër të stabilitetit ka shkatërruar demokracinë. Miqtë tanë që duan të mirën e Shqipërisë hap pas hapi do ta kuptojnë se fillimisht është demokracia dhe më pas stabiliteti, gjë që Edi Rama e ka shkatërruar’, tha ndër të tjera kreu i PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco