Fatmir Xhafaj del në skenë dhe pozicionohet hapur, kundër Edi Ramës!

Fatmir Xhafaj del në skenë dhe pozicionohet hapur, kundër Edi Ramës!

12:48, 06/02/2019
A+ Aa A-

Që nga koha kur kryeministri Edi Rama e shkarkoi në mënyrën degraduese, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka heshtur. Përveç disa daljeve publike në krah të Erion Veliajt dhe rreshtimit në ulëset e parlamentit, me deputet deputetë socialist të pakënaqur apo të goditur, Xhafaj deri më sot nuk e kishte shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Ramës dhe enturazhit të tij në Rilindje. Por ditën e sotme sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, kur po diskutohej kërkesën direkte të Edi Ramës për ndryshimin e  Rregullores së Kuvendit, Xhafaj është pozicionua qartë, kundër shumicës së PS-së.

Në fjalën e tij ai ka kundërshtuar me fakte dhe argumente, se nuk duhet ndryshuar Rregullorja sipas interesave të ditës, sepse 8 herë u ndryshua kjo Rregullore e Parlamentit që nga viti 2005.

 “Nuk është korrekte dhe normale ndryshimet e shpeshta të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë” theksoi ai, duke shtuar se Rregullorja e Kuvendi mbetet si një “kushtetutë” e funksionimit të parlamentit.

Nga  ndryshimi i Rregullores pasi, sipas tyre, ajo bëhet që PS dhe kryeministri të forcojnë masat kundër kërkesave për arrestime të cilat mund të vijnë nga prokuroria apo SPAK-u (sapo të krijohet) për disa deputetë apo ish-ministra të cilët janë të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Gjithashtu Xhafaj me nerv akuzoi, se deputetët në këtë parlament janë shndërruar thjesht në kartonë që ulen dhe ngrihen.

“Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa me i kujdesshme. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në karton…Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes së tyre dhe në ndikimin që kanë në procesin ligjvënës. Kjo është gjëja qe duhet te na shqetësoj në shumë. Është momenti për të parë se si mund te rikthehen disa ndryshme që rezultuan të dëmshme dhe që e shndërruam legjislativin në një zgjatim të ekzekutivit”, shpërtheu Xhafaj ndaj shumicës parlamentare që është shndërruar në një grup që komandohet nga Rama.

Tashmë nuk janë më sekret përplasjet e ish-ministrit Xhafa me kryeministrin Rama, për arrestimet e njerëzve të PS të lidhur me grupet kriminale, veçanërisht për rastin Vangjush Dako, i cili mendohet që solli edhe shkarkimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lila06/02/2019 18:19

Xhafaj e ka humbur castin. E ben dot per vete Vasilika Hysin qe e solli vete ne PS? Jo. Kaq mjafton. Edhe ai fo dali jashte loje. PS eshte vetem e Rames....

t06/02/2019 13:11

Nqs ne te ashtuquajturen ps do dalin me shume zera te tille,ajo mund te kthehet ne ps pa ramen.Pamvarrsisht gjthçkaje tjeter per te cilen xhafa akuzohet,ai te pakten pati kurajon te arrestoje xhuxhin e keq te durrrsit,gje e cila dihet tashme qe nga burgu e shpetoi telefonata me ramen dhe qe u be shkak i largimit te xhafes nga qeveria.

Shto koment

Denonco