VIDEO/  Basha me studentët në Shkodër: Anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, akti i parë i qeverisë së PD

VIDEO/ Basha me studentët në Shkodër: Anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, akti i parë i qeverisë së PD

12:05, 29/01/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, pasi është takuar me tregtarë në tregun e Shkodrës, ka nisur një bashkëbisedim me të rinjtë. "Grupi Parlamentar i PD mori dje një vendim, - u tha Basha, - se akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë."

Ledja Ashta, një gjimnaziste, e pyeti kreune  opozitës: "Së shpejti duhet të jem në një Universitet. Dëshiroj të studioj për punë sociale. Cili është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike në lidhje me Arsimin e Lartë?" 

Basha tha: "Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë. Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës. Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë. Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë. Jeta universitare kontrollohet nga një gruisht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë. Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco