Kryemadhi: Ratifikimi marrëveshjes së Prespës, perspektivë e rëndësishme e integrimit të rajonit

Kryemadhi: Ratifikimi marrëveshjes së Prespës, perspektivë e rëndësishme e integrimit të rajonit

19:45, 25/01/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka vlerësuar sot, ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, nga parlamenti grek. Sipas saj, ratifikimi i kësaj marrëveshje,hap perspektivë të rëndësishme të integrimit vendeve të rajonit midis tyre dhe të krejt të rajonit në BE.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim tejet pozitiv dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë, për më shumë integrim, për forcimin e paqes dhe për më shumë stabilitet. Ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit të mëtejshëm mes vendeve të rajonit dhe të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian”, reagoi Kryemadhi në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco