Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kryemadhi: Nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik

Kryemadhi: Nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik

17:36, 16/01/2019
A+ Aa A-

E ashpër është treguar pas seancës së sotme p[parlamentare, Monika kryemadhi, kryetarja e LSI-së.

Duke marrë shkas nga moslejimi i diskutimeve të deputetëve të opozitës, në seancën e shkarkim/emërimeve të ministrave, Kryemadhi, bëri të ditur se, nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik.

 “Lulzim Basha e tha mirë.  Opozita do të mblidhet dhe do të diskutojë, jo më për bojkotin e Parlamentit, se nuk ke çfarë i bojkoton më këtij, por për rrëzimin e Edi Ramës.

Opozita deri më sot ka marrë damkën si zjarrfikëse, por tani nuk ka më, do të vendoset në krye të protestave. Çdo njeri që mbështet këtë kryeministër, të sëmurë psikik dhe hajdut psikik, është tradhti kombëtare.

Nga nesër e tutje, do të keni lajme pa fund”, u shpreh Kryemadhi, në dlaje nga seanca e sotme parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi16/01/2019 19:24

Shume mire ,se Lul ngordhalaqi eshte si i vdekur mes te gjallve,me te Rama ka 1.000 vjet jete si Km.

Daj Jaku16/01/2019 18:21

Është koha për protesta gjithpërfshirëse. Shumë keni pritur bilé. Mirë ti moj Mona, po Luli a është dakord të protestojë jashtë në rrugë e sheshe, në të ftohtë, në shi e borë? Ka rrezik ti prishet modeli i flokëve atij që pëlqen studiot televizive dhe intervistat nga zyra lluksoze në selinë e PD.

Shto koment

Denonco