Pedagogu Rezart Prifti: Tre arsye pse jam sot me PD

Pedagogu Rezart Prifti: Tre arsye pse jam sot me PD

14:16, 15/12/2018
A+ Aa A-

Pedagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti, ka lënë përshtypje sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së me fjalën koncize dhe të drejtpdrejtë që ka mbajtur.

Prifti tha: “Atdheu është lakuriq! Atdheu është lakuriq! Në kohën e qoftëlargut, Trifon Xhagjika u dënua me vdekje. Edhe sot që ne flasim, atdheu është po lakuriq.

Unë jam këtu sot për tre arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë me atë që besoj. Çfarë beson njeriu? Shumëkush më thotë mua pse zgjodhe ti të vijë këtu?! Të shikoje telefonin tim sot, bëhej kërdia.

Pse zgjodha unë të angazhohesha në një parti politike?

Pikë së pari, unë besoj tek një shtet i vogël.

Pikë së dyti besoj në taksa të ulta.

Pikë së treti besoj tek qytetaria.

E dyta arsye pse jam këtu është t’i veshim rrobat atdheut se është lakuriq.

E treta arsye që jam këtu ka të bëjë me Partinë Demokratike. Ka të bëjë me një mungesë të thellë që ka në artikulimin publik dhe politik. Dëgjuam këtu lloj-soj fjalimesh, fjalime të përgatitura kryesisht për Hënën, jo për njërëz që janë këtu në Tiranë , në rrethe, dhe që janë fjalë shumë të drunjta.  Thirrje masive që nuk vete në veshin, jo më në shpirtin e njeriut. Unë mendoj se kjo organizatë ka nevojë për inovacion, ka nevojë për njerëz më kreativë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfonsi15/12/2018 18:24

Ti beson se do besh ndonje lek me PD, leri llafet

Sara15/12/2018 15:23

shko shit libra shko o tmerr.

shqiptar15/12/2018 14:52

Nuk po shoh në fjalën e këtij "pedagogu" të ekonomisë, asgjë konkrete për katastrofën ekonomike ku e ka çuar Rama Shqipërinë. Llafe kot pa përmbajtje e me figura tipike apo batuta alla Rama për "Shqipërinë lakuriq". Dëgjova diskutime të tjera që ai i quan llafe bosh, që ishin shumë më konkrete se sa të këtij Priftit mjekrosh.Lerio zotëria pedagog i ekonomisë fluturimet me figura lakuriqësh.[ Fol konkretisht si ekonomist për ekonomonë se për batuta ju del e ju tepron shqiptarëve Edi Rama.

Shto koment

Denonco