Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Meta homazhe për presidentin George H.W. Bush. Ja çfarë shkroi në librin e zisë

FOTO/ Meta homazhe për presidentin George H.W. Bush. Ja çfarë shkroi në librin e zisë

16:42, 06/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe sot në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

"Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar kujdesi i veçantë dhe mbështetja e Tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e Tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!", - shkroi Presidenti Meta në Librin e Zisë të hapur me këtë rast. 

Më pas Kreu i Shtetit u shprehu zyrtarve të Ambasadës amerikane ngushëllimet e sinqerta si dhe nderimin e respektin për Presidentin Bush dhe mirënjohjen për kontributin e tij të vyer ndaj kombit tonë dhe çështjes shqiptare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco