Ish-zv.ministri akuzon kryeministrin: Rama ‘doktor shkencash’ hajdut me një punim plagjiaturë?!

Ish-zv.ministri akuzon kryeministrin: Rama ‘doktor shkencash’ hajdut me një punim plagjiaturë?!

16:58, 26/11/2018
A+ Aa A-

Ish-zëvendësministri i Arsimit, i cili vetëm pak ditë qëndroi në këtë post,Taulant Muka, pak ditë pasi ka dhënë dorëheqjen ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama pë rplagjiaturë, duke i kërkuar që të publikojë doktoraturën e tij.

Muka në një postim në Facebook, pyet nëse Rama e ka doktoraturën punim të tijin apo e ka plagjiaturë.

“Dhe nëse mban titullin ‘Doktor Shkencash’, pse kryeministri i vendit nuk e publikon ‘doktoraturën’ e tij? Është një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Është kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale?”, shkruan më tej ish-zëvendësministri.

Postimi i plotë i Taulant Mukës

Heshtja e kryeministrit!

Pse ka frikë të reagojë kryeministri i vendit ndaj akuzave që unë kam bërë? Pse kryeministri i vendit nuk kontrollon diplomat (dhe CV-të) e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive kur i emëron (majtas dhe djathtas), apo dhe të rektorëve dhe dekanëve etj? Përkundrazi, çdo intelektual Kryeministri e sheh si “armik”, i ul vlerat dhe dëshiron ta nënshtrojë, ndërsa “kopjacin intelektual” e sheh si mik dhe e ngre në detyrë?

Po kryeministri i vendit, pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Pse nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore “Doktor Shkencash”, një titull i dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë? Mos harrojmë se në jetëshkrimin e Kryeministrit në institucionet e huaja përmendet që ai mban titullin profesor. Kjo konfirmohet edhe nga fakti që Kryeministri në vitin 2003, ka qenë si profesor vizitues (“visiting professor”) në Universitetin “Massachusetts Boston” (https://scholarëorks.umb.edu/cgi/viewcontent.cgi… ). Si rrjedhojë, Kryeministri duhet të mbajë dhe gradën “Doktor shkencash”. Pyetja që lind është: Përse Kryeministri nuk e qartëson këtë detaj të “karrierës” së tij akademike? Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Është një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Është kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale? Media dhe shoqëria shqiptare duhet ti shtrojë sot shumë pyetje kryeministrit!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

XIN FU29/11/2018 00:36

gjeja me e lehte eshte te qeverisesh ket popull te perdale.......prandaj morali ktu nuk ka krahe te marri vrull e jete.jemi viktima te vesit te peruljes prandaj durojeni pordhacin kryeminister deri sa shpirti te ju marre

Baxi26/11/2018 18:22

ky osht dr droga

Andrra26/11/2018 17:16

Se mos e fshini edhe kete lajmin, sic bete me plagjiaturen e Ervin Demos!

Shto koment

Denonco