Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Betimi i banorëve të ‘Astirit’: Pa gjak, e pa na vrarë ne, nuk i prishin dot shtëpitë!

Betimi i banorëve të ‘Astirit’: Pa gjak, e pa na vrarë ne, nuk i prishin dot shtëpitë!

13:24, 12/11/2018
A+ Aa A-

Qindra banorë të ‘Astirit’ pas më shumë se dy orës proteste përpara Bashkisë së Tiranës, janë larguar pa mundur as që të takojnë Erion Veliajn apo një përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror. Por ata kanë dhënë ultimatum për një zgjidhje të përbashkët, deri nesër në orën 10.00 duke premtuar se edhe më të shumtë në numër do të bllokojnë sërish qendrën e Tiranës.

 Sipas deklarimeve të tyre përpara kamerave, nëse takimi që kërkojnë nuk do të zhvillohet ata do të bllokojnë sërish rrugën dhe nuk do ta lirojnë më atë për një afat të pacaktuar.

 Një prej banorëve i cili ka pranuar që të flasë për mediat shumë i revoltuar. Tregoi edhe historinë e tij personale gjatë këtyre ditëve protestë.

 ‘Më kanë marrë nusen e djalit që të lind në burg, ka burra ajo shtëpi nuk ka vetëm gra. Të gjithë këta njerëz nuk i shkelin dot. Turp, turp, turp, por pa marrë jetën e njerëzve nuk prishen ato shtëpi’, tha ai i vendosur.

Pas këtyre fjalëve qindra njerëz pas tij lëshonte thirrje kundër qeverisë dhe politikanëve: Pa marrë jetën e njerëzve nuk ke për t’i prishur ato shtëpi, shtëpitë tona janë me gjak!

Protesta e banorëve të Unazë së Re, ‘Astir’ ka disa ditë që po zhvillohet bllokuar rrugën kryesore, për tu zhvendosur që sot në qendër të Tiranës, përpara bashkisë. Banorët janë dakord me zhvillimin urban të zonës por kërkojnë transparencë, standard të njëjtë për prishjet dhe mbi të gjitha një zgjidhje logjike për kompensimin e shtëpive dhe bizneseve që priten të prishen duke hedhur në rrugë të madhe mijëra familjarë dhe të punësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz12/11/2018 18:04

As mos shpresoni se do ju takoje erjon kurva, por rrembeni armet dhe si dikur Dania i Beratit qe per te mbrojtur shtepine e tij, i la te vdekur 4 polic te enver dylberit. Rracqiret komuniste te tipit te edvin dhe erjon pederastit, njohin vetem gryken e pushkes. Eshte i justifikuar çdo reagim i qytetareve perte mbrojtur pronen dhe familjen, po pritet meshire nga keta qen te helmuar komuniste e keni te humbur davane.

t12/11/2018 13:32

ta shikojme vendosmerine e tyre,po e ndalen me cdo lloj cmimi,do behen burim frymezimi per mijera te tjere

Shto koment

Denonco