Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Tanja Fajon: Ideja për shkëmbimin e territoreve më sjell shqetësime dhe dyshime

Tanja Fajon: Ideja për shkëmbimin e territoreve më sjell shqetësime dhe dyshime

14:31, 01/11/2018
A+ Aa A-

Raportuesja për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në PE, znj.Tanja Fajon, gjatë një interviste ka treguar rreziqet që mund të vijnë nga një shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Fajon, në intervistën pë gazetën Shekulli, shprehet:

“Ashtu siç e kam theksuar deri tani, ideja për shkëmbimin e territoreve më sjell shqetësime dhe dyshime. Duke marrë parasysh dobësinë e rajonit, dinamikën dhe tensionet ndëretnike të rajonit, Unë mendoj se kjo situatë dhe fenomen do të thellojë edhe më shumë problemet që ekzistojnë aktualisht dhe destabilizimin e mëtejshëm të rajonit. Ajo çka na duhet në vend të kësaj, është më shumë dakordësi dhe mirëkuptim nga të dyja palët, nga serbët dhe kosovarët për të kërkuar zgjidhje për aspekte të vështira në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe në lidhje me Dialogun, e cila duhet të tejkalohet.

Cili mendoni se është rekomandimi më i mirë për Serbinë dhe Kosovën?

Shpresa ime, është që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të përfundojë sa më shpejt, me një kompromis të arritur midis palëve dhe një përfundim pozitiv për të dyja palët. Kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, në po të njëjtën mënyrë duhet të punohet që të ndodhë sa më shpejt edhe liberalizimi i vizave, në mënyrë që ai të bëhet një realitet. Është gjithashtu e domosdoshme për progresin e të dyja vendeve, të Kosovës dhe Serbisë, në rrugën e tyre të Bashkimit Evropian. Por më shumë e rëndësishme, është e domosdoshme për qytetarët e Kosovës, burra dhe gra të cilët në shumë raste përdoren për keq nga ana e politikanëve, të cilët janë shumë egoistë në lidhje me interesat e tyre personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco