Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

SKANDAL/ Të detyruar, në shkollën e Sarandës këndohet himni grek nga fëmijët shqiptarë

SKANDAL/ Të detyruar, në shkollën e Sarandës këndohet himni grek nga fëmijët shqiptarë

00:40, 27/10/2018
A+ Aa A-

Ndikimi Grek në Shqipëri sa vjen edhe shtohet. Pas skandalevetë shumta si çështja e detit, gazetarë, poltikanë dhe figura të njohura që kishin marrë para nga grekët tani një tjetër skandal ka ndodhur së fundmi.

Në shkollën 9 -vjecare "Adem Sheme", Sarandë është kënduar himni grek nga fëmijë shqiptarë që mësojnë greqishten. Sipas burimeve të Syri.net ky skandal është bërë në dijeni dhe me ndihmën dhe ndikimin nga drejtoria e shkollës , zyra arsimore dhe nëndrejtoresha Arta Lasku e cila është minoritare.

Sikur të mos mjaftonte ky skandal, po sot po me fëmijë shqiptarë që mësojnë greqishten duan të organizojnë dhe festojnë festën kombëtare greke duke mbushur sallën me këta fëmijë.

 Çuditërisht dje nëpermjet portalit Saranda TV në facebook është shpërndarë një deklaratë në gjuhën greke në interes të partisë "Omonia" që e prezantonte këtë aktivitet.

 Qëllimi është të prezantohet sikur këta fëmijë shqiptarë janë me kombësi greke. Qytetarët kërkojnë ndihmën e organeve kompetente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Poshte Greqilet27/10/2018 22:47

E para ata as nuk jane grek dhe as ndihen grek por shumica jane femije emigrantesh. Ata po perdoren nga partite e minoriteteve si Omonia me qellimi per ti paraqitur si shumice greke femijet shqiptare per planet e tyre te djallosura. E dyta cduan ata ne nje shkolle shqiptare te kendohet hymni i greqishtes, kjo eshte e ndaluar me ligj?! Nejse se greket e kane tradite si shqiptarin apo serbin apo bullgarin ta quajne greke vetem se ndihet i tille. Keshtu eshte bere e gjithe Greqia. Po per fatin e tyre te keq gjerat po dalin ne pah.

Crusader27/10/2018 06:43

Qytetaret kerkojne ndihme, apo budallalleqet qe shkruan Syri. E drejta e minoriteteve eshte e mbrojtur me kushtetute. Neqoftese jane apo ndihen Greke, shume mire bejne qe kendojne hymnin e Greqise. Ne fund te fundit jane ne shkolle Greke qe mesojne Greqisht dhe historine e Greqise. Mos na cani trapin me kesoj gomarlleqesh qe shkruani. Shkruani dicka qe ja vlen te lexohet jo kesisoj traplliqesh.

Shto koment

Denonco