Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Basha e futi te oligarkët e Ramës, Veliaj i jep Salillarit koncesion të ri për 33 vjet

Basha e futi te oligarkët e Ramës, Veliaj i jep Salillarit koncesion të ri për 33 vjet

13:44, 25/09/2018
A+ Aa A-

Ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpalosi strategjinë, që do të ndjekë opozita kur të vijë në pushtet, për rikthimin shqiptarëve të pasurive  të financave dhe pasurive që qeveria Rama po grabit me një grusht oligarkësh, nëpërmjet koncesioneve dhe tenderave të dyshimtë e të jashtëligjshëm.

Një prej këtyre biznesmenëve klientë të kryeministrit në ‘Listën Basha’ është edhe pronari i ‘Salillari SHPK’,  Pëllumb Salillari.

Por pavarësisht nga kjo, koncesionet dhënë  për këta njerëz nuk kanë të ndalur.

Këtë herë bëhet fjalë për Terminalin e Transportit Publik në Tiranë I cili  do të shfrytëzohet nga koncesionari për një periudhë 33-vjeçare. TV SCAN ka zbardhur draft-kontratën mes Bashkisë dhe bashkimit të shoqërive ‘SALILLARI SHPK & Hellas Servis SHPK & Analysis Computers & Softëare S.A. & Klodioda SHPK’, që janë fituese të koncesionit.

Sipas dokumentit, që pritet të diskutohet në mbledhjen e datës 27 shtator të Këshillit Bashkiak, vlera totale e investimit do të jetë 18,854,720.00 Euro, ndërkohë që në këmbim koncesionari do të arkëtojë të ardhurat që do të vijnë nga pagesat dhe tarifat e parkimit që do të paguhen nga operatorët e autobusëve.

Referuar kontratës, këto tarifa nisin nga 357 lekë për vetëm një biletë (vetëm vajte ose vetëm ardhje) që do të paguhen nga taksitë 8+1, ndërsa për autobusët ndërqytetës dhe bashkiakë kjo tarifë është 642.5 lekë për biletë.

Autobusët ndërkombëtarë do të paguajnë 1785 lekë për biletë, ndërsa për parkimin e autobusëve ndërqytetës dhe ndërkombëtarë pagesa do të jetë 642.5 lekë. Fluksi i mjeteve që do të hyjnë dhe dalin pritet të jetë i konsiderueshëm, pasi linjat që do të hyjnë dhe dalin prej këtij Terminali janë nga e gjithë Shqipëria, përveç zonës lindore të vendit.

Por koncesionari pritet të krijojë edhe të tjera të ardhura, duke qenë se projekti parashikon edhe hapësirat tregtare, të cilat do të jepen me qira. Të ardhura do të sjellë edhe zona e hotelit, pasi shërbimi i hotelit dhe aktivitetet e lidhur me të, do të menaxhohen sipas një skeme ku operatori do të paguajë një tarifë operimi për hoteleri.

Ndërkaq, marrëveshja koncesionare parashikon edhe një ndarje fitimi me Bashkinë e Tiranës, e cila do të arkëtojë 5% të fitim vjetor dhe tarifën e koncesionit prej 2%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dyrrotaksi25/09/2018 15:39

Shkon Erioni me biçikletë në Parlamet (mundet të shkojë edhe në këmbë se 150 m larg e ka, por duhet propaganda, madje i pëlqen të fërkohet me shalën e biçikletës, bën orgazëm). E lë biçikletën mbështeur tek një pemë që e ka mbjellur vetë (ka dalë edhe në televizor duke e mbjellë). Punonjësi i shërbimit i thotë tënmos e lërë aty biçikletën sepse në parlament vijnë njerëz VIP, deputetë, ministra, Gramozi, Edi...Mos u merakos, i thotë Erioni, e kam lidhur me zinxhir mbas pemës dhe mbyllur me dryn.

Daj Jaku25/09/2018 14:47

Marrin thasët me euro paradhënie dhe i venë lakun ekonomisë për 33 vitet e ardhshëm. A thua për 33 vjet do jenë gjallë, a do ketë plas ndonjë luftë a rrevolucion, a do ketë ra ndonjë tërmet, a ndonjë kancer në brimë të bythës nga përdorimi i tepërt...? Edhe kjo pjellë e ndyrë e sorosit, njëlloj si "komandat poturja", me vjedh edhe paret e brezave të ardhshëm. Pastro pare droge e harxho lekët e korrupsionit me ble pushtet. Ma fytyrë bythë se ky Erioni nuk egziston mbi dhe e nën dhe. Të zgjohemi o njerëz se na nxorën faret.

gramoz25/09/2018 14:26

Jam shume kurioz ta di, po mami i ketij legenit te bashkise sa perqind do perfitoje? Asaj duhet ti kthehen mbrapsh leket e kursimeve te pensionit qe shpenzoi per te martuar ket pederastin e bashkise.

pilo25/09/2018 13:57

veliaj, burri ( vetem burre nuk eshte ) me kurve qe ekziston

Shto koment

Denonco