Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ku ndodhet ‘Dëshmitari X’/ Ja si përgjigjet Salianji në Syri.net

Ku ndodhet ‘Dëshmitari X’/ Ja si përgjigjet Salianji në Syri.net

18:32, 19/06/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka deklaruar se Alebert Veliut, i njohur ndryshe si dëshmitari X, po i bëhet presion.

Ai tha se Veliu është në Kosovë aktualisht ku ka kërkuar azil politik.

‘Në dijeninë tonë është në Kosovë, dhe ka kërkuar azil në Kosovë. Nuk dihet se pse është arrestuar, sepse nuk ka pasur as urdhër ndalimi as urdhër arresti. Dimë që ka patur vetëm një telefonatë nga ana e policisë tonë për ta mbajtur nën presion. Por Xhafaj kërkon ta mbajë nën presion për të mbrojtur vëllain e vet. Është një situatë për ti bërë presion që të hedhin në qarkullim variantet që ka thënë kryeministri që në fillim. Ata po kërkojnë të mbulojnë ato që nuk mbulohen. Vëllai i Ministrit të Brendshëm nuk është marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Brendshme, nuk është mbajtur nën survejim’, deklaroi Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco