Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

PD përgënjeshtron policinë: Kërkesa nuk ka afat...

PD përgënjeshtron policinë: Kërkesa nuk ka afat...

20:59, 25/05/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka paraqitur kërkesën e saj në Policinë e Tiranës për të marrë leje për protestën e 26 majit. Policia përhapi informacionin se tubimi do të mbahet vetëm për 4 orë.

Por pas këtij informacioni reagoi Partia Demokratike, e cila thekson se kërkesa në fjalë që është depozituar nuk ka afat për zgjatjen e protestës.

Burime zyrtare nga PD bëjnë të ditur se kërkesa drejtuar policisë nuk ka një afat.

Nesër në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Që nga dita kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që Fatmir Xhafaj të dorëhiqet nga posti i ministrit të Brendshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco