Tragjedia e Shkodrës/ Alma Arrazi do prehet në Durrës pranë varrit të nënës

Tragjedia e Shkodrës/ Alma Arrazi do prehet në Durrës pranë varrit të nënës

09:46, 08/05/2024
A+ Aa A-

39-vjeçarja Alma Arrazi, e cila u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit, do të prehet në vendlindjen e saj, në qytetin e Durrësit, pranë varrit të nënës.

Familja e nënës, e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj, nuk ka lejuar që 39-vjeçarja të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.

Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.

Të afërmit e 39-vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së sotme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola dhe duke folur me respekt për të.

Pas tre ditë kërkimesh janë gjetur trupat e pajetë të të gjithë të mbyturve në Bunë.

Kurse Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet si shkaktar i vetëvrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco