Sarandë/ 44-vjeçari godet me sende të forta bashkëmoshatarin, shpallet në kërkim

Sarandë/ 44-vjeçari godet me sende të forta bashkëmoshatarin, shpallet në kërkim

16:45, 06/05/2024
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar ka goditur me sende të forta një bashkëmoshatar në Sarandë në në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1.

Sipas njoftimi të policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë/ Sarandë

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco