‘TIMS u përdor për të vrarë njerëz’/ Dervishi: Si u përfshi Ndoka në grupet kriminale

‘TIMS u përdor për të vrarë njerëz’/ Dervishi: Si u përfshi Ndoka në grupet kriminale

07:53, 19/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Ferdinand Dervishi në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me aksionin e SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale dhe ku u lëshuan 50-urdhër-arreste për bosët e krimit në vend.

Ai theksoi se sistemi TIMS është përdorur për të vrarë njerëz, ku si rast solli atë të drejtorit të seksionit të trafiqeve të narkotikëve në drejtorinë e Lezhës, i cili ndihmonte grupet kriminale në hyrje dhe daljet e tyre.

 Mes tjerash tregoi se si u përfshi ish-deputeti Arben Ndoka në grupet kriminale.

“Më e rënda ishte ajo e Oltjon Bistri, një personazh që brenda një viti kishte pas tre pozicione të ndryshme.  Të emërohesh drejtor në Durrës, duhet të kesh një farë merite. Ajo që më bën më shumë përshtypje, është që del që drejtori, i shefit të seksionit të trafiqeve të narkotikëve ne drejtorinë e Lezhës, ndihmonte një grup kriminal duke parë hyrje-daljet në TIMS.

Ja pse ka një vlerë kaq të madhe TIMS përballë grupeve kriminale. TIMS u përdorka për të vrarë njerëz. Doja të rikthehesha te personazhet politike, kemi Ndokën. Ky nuk është se ka një grup kriminal, që bën vrasje, këtij i ka filluar historia pasi i vranë vëllanë. Ky i hyn investigimeve dhe i fiksohet se e ka bërë grupi i Fushë-Krujës. Vrasja ishte e rrjedhur nga politika”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco