Eksperti: Cili është grupi kriminal ku u gjetën 3 mln € cash, më të fortët në vend

Eksperti: Cili është grupi kriminal ku u gjetën 3 mln € cash, më të fortët në vend

08:29, 19/05/2024
A+ Aa A-

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku analizoi aksionin e SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale dhe ku u lëshuan 50-urdhër-arreste për bosët e krimit në vend.

Softa e cilësoi tepër të sukseshëm operacionin, pasi sipas tij u godit për herë të parë grupi i Shkozetit, ku në bazat e të cilit u sekuestruan 3 milionë euro cash.

Eksperti shtoi se operacioni goditi dinastitë e krimit në Shqipëri, ato të cilat janë më të fortat në territor.

“Është një ndër operacionet më të mëdha të zhvilluara, ku marrin pjesë 30 hetues të BKH-së. Janë 20-orë operacion, kemi një përfaqësues të Europol që është atashuar pranë SPAK-ut që ishte aty për të koordinuar. Kemi një veprim në territore, në dinastitë e tyre. Janë prekur këto zona dhe kemi një moment që në raport me shumë zona të tjera për herë të parë kemi goditjen e Shkozetit që është një nga grupet më të forta në territor. Ka qenë rreth 48-orë koha që ka qenë rrethimi dhe përqëndrimi në këtë zonë, sasia e valutës cash të gjetur aty është rreth 3 mln euro. Kjo tregon dhe frikshmërinë e potencialit ekonomik. Janë gjetur 5 mjete të blinduara të luksit. Janë gjetur pajisje teknologjike për të identifikuar mjetet e panjohura, si dhe ka pasur barrier për të ndaluar ndërhyrjen”, tha Softa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco