SYRI TV/ Rruga ‘Mefail Biçaku’, pa investime, pusetat hapur, Banorët: Ndërprenë punimet pas zgjedhjeve

14:37, 06/05/2024
A+ Aa A-

Prej më shumë se 30 vitesh Rruga “Mefail Biçaku” prane doganes se Elbasanit nuk njeh investime ne infrastrukture. Përveç rruges së dëmtuar shqetësim për banorët është edhe mungesa e ndricimit dhe kapakëve të pusetave, që u rrezikon jetën. Ata thonë se punimet për rikonstruksionin e rrugës filluan pak para zgjedhjeve dhe i ndërprenë pas përfundimit të tyre.

Syri tv

Rruga Mefail Biçaku prane doganes se Elbasanit prej me shume se 30 vitesh nuk njeh investime ne infrastrukture. Në ditë me shi, gropat mbushen me ujë duke e bërë shumë të vështirë kalimin për banorët. Një tjetër shqetësim për ta mbetet edhe mungesa e ndricimit cka përben shqetësim për banoret, kryesisht gjatë natës.

Problemi kryesor i banoreve, shumica e te cileve jane pensioniste, është mungesa e kapakeve te pusetave, që përbën rrezik pasi të moshuarit mund të rrëzohen. Banorët tregojnë se një automjet ra në një nga pusetat dhe askush nuk mban pergjegjesi.

Banorët kanë gjetur si zgjidhje provizore vendosjen e gomave per të mbuluar puset e per te shmangur aksidentet. Ata thonë se punimet për rikonstruksionin e rrugës filluan pak para zgjedhjeve dhe i ndërprenë pas përfundimit të tyre.

Rruga Mefail Biçaku ndodhet vetëm 200 m larg qendrës së Elbasanit, por gjendja e saj nuk ka ndonjë ndryshim nga disa fshatra të braktisur të qarkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco