SYRI TV/ Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, autori i dyshuar: Nuk jam personi që kam kryer vrasjen

SYRI TV/ Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, autori i dyshuar: Nuk jam personi që kam kryer vrasjen

14:34, 06/05/2024
A+ Aa A-

Autori i dyshuar i vrasjes së dy moshuarve në Dropull të Gjirokastrës, Thoma Mastora nuk ka pranuar fajësinë. Para uniformave blu të Gjirokastrës ai është shprehur se nuk është ai vrasësi dhe se policia duhet ta kërkojë diku tjetër. 69-vjeçari duke mos pranuar fajin dhe nuk ka pranuar të flasë, ndërkohë që policia e Gjirokastrës në bazë të provave të administruara ka bindjen se Thoma Mastora është autori i vrasjes së Kosta e Kleoniqi Ilia, ngjarje e ndodhur në 2 maj. 

Syri tv

Policia e Gjirokastrës ka marrë në pyetje 69-vjeçarin Thoma Mastora i dyshuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Bodrishtë të Dropullit. 69-vjeçari para uniformave blu ka mohuar të jetë autori i krimit të dyfishtë ku mbetën të vrarë Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç. Pavarësisht dëshmisë së Thoma Mastorës, blutë e Gjirokastrës janë të bindur se provat e gjetura e implikojnë atë në këtë ngjarje. Ai pritet të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Asnjë avokat nuk ka pranuar të marrë në mbrojtje 69-vjeçarin Thoma Mastora por i është caktuar një avokat nga shteti.

Për mediat, ka folur dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar të ngjarjes, Eftiqia Mastora. Teksa ka shprehur dëshpërim për ngjarjen ajo la të kuptohet se një nga arsyet që e ka shtyrë bashkëshortin e saj drejt krimit të rëndë janë borxhet e shumta të tij.

Kosta e Kleoniqi Ilia u gjetën të vrarë në banesën e tyre në 2 maj. Pas hetimeve policia arrestoi komshiun e çiftit Thoma Mastora. Sipas policisë, çifti i të moshuarve kishte shenja dhune që kishin ardhur pas goditje me sende të forta dhe mjete prerësë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco