Vlorë/ Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, procedohet penalisht 44-vjeçari

Vlorë/ Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, procedohet penalisht 44-vjeçari

12:43, 06/05/2024
A+ Aa A-

Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro nga porti i Vlorës, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari, ndërsa i janë sekuestruar edhe shuma e eurove.

"Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasin M. A..

Nga kontrollet, në kroskotin e këtij automjeti u gjetën 30 000 euro, të cilat shtetasi M. A. tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco