Ushtronin prostitucion në ambientet e një pallati në Durrës, procedohen 4 persona, mes tyre dhe të huaj

Ushtronin prostitucion në ambientet e një pallati në Durrës, procedohen 4 persona, mes tyre dhe të huaj

12:24, 06/05/2024
A+ Aa A-

Të implikuar në një rast prostitucioni, që kryhej në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4 ne Durrës, procedohen penalisht 4 shtetas (shqiptarë dhe të huaj).

Sekuestrohen 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Të implikuar në një rast prostitucioni, që kryhej në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, procedohen penalisht 4 shtetas (shqiptarë dhe të huaj).

Sekuestrohen 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin , 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit 56 vjeç, 28 vjeçe dhe 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse).

Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco