Rrahu vajzat dhe bashkëshorten, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi

Rrahu vajzat dhe bashkëshorten, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi

12:13, 06/05/2024
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për dhunë fizike në familje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (5 maj), në orët e para të mëngjesit në një provincë të ishullit të Kretës.

Mediat vendase raportojnë se ai ka ushtruar dhunë ndaj të bijës 18-vjeçare dhe më pas ndaj bashkëshortes dhe vajzës tjetër, pasi këto të fundit ndërhynë për të ndaluar atë.

Pas denoncimit nga familjarët, autori u vendos në pranga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco