SYRI TV/ Gjirokastra pa kënde lojrash, lagjet Manalat e Zinxhiria, fëmijët në rrugë

17:06, 26/05/2024
A+ Aa A-

Fëmijët në Gjirokastër nuk kanë hapësira publike ku të luajnë.

Shqetësimi ngrihet nga prindër, të cilët thonë se në të paktën dy lagje, Manalat dhe Zinxhiria, nuk ka kënde lojërash.

Në të tillë situatë, fëmijët luajnë në rrugë duke vënë jetën në rrezik për shkak të kalimit të automjeteve.

SYRI TV

Gjirokastra është qyteti më i madh në jug të vendit, por me probleme të shumta në infrastrukturën e brendshme të qytetit.

Në rrugët e gurta fëmijët dhe grupmoshat e ndryshme vuajnë prej vitesh mungesën e hapësirave argëtuese.

Në lagjet Manalat dhe Zinxhira shumë fëmijë kanë gjetur si zgjidhje lojën në rrugë duke u thyer në një rrezik për aksidente nga automjetet.

Prindërit të shqetësuar thonë se mungesa e parqeve i detyron ata ti mbajnë fëmijët të mbyllur në shtëpi.

Flamur Golemi kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës,  ka premtuar krijimin e hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit por edhe pse në mandatin e  tij tê dytë asnjë hapësirê nuk është krijuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco