EMRI/ Aksident me vdekje te Ura e Shkozës, makina përplas biçikletën

EMRI/ Aksident me vdekje te Ura e Shkozës, makina përplas biçikletën

09:12, 14/06/2024
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj te premte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin ‘Zhan D’ark’ në afërsi të Shkozës.

Sipas burimeve, mjeti i drejtuar nga Gëzim Marashi ka përplasur 76-vjeçarin Vlash Sokoli, i cili ka qenë me biçikletë duke kaluar rrugën. Si pasojë e plagëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërkohë dhe shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e madhe, por dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga përplasja për shkak edhe të moshës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco