Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

Aksidentoi për vdekje gruan në Kamëz, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Aksidentoi për vdekje gruan në Kamëz, arrestohet shoferi 21-vjeçar

12:26, 17/06/2024
A+ Aa A-

Policia rrugore ka arrestuar një 21-vjeçar i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një gruaje në Kamëz.

Në pranga u vu shtetasi B. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Policia sqaroi se ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ky shtetas ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset F. M., dhe Xh. M., dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç.

Shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco