Dëmtuan makina dhe qëlluan me armë në ajër/ Sherr masiv në Tiranë, shpallen në kërkim katër persona

Dëmtuan makina dhe qëlluan me armë në ajër/ Sherr masiv në Tiranë, shpallen në kërkim katër persona

12:24, 17/06/2024
A+ Aa A-

Polica njofton se janë shpallur në kërkim katër persona në Tiranë.

Blutë njoftojnë se katër shtetasit janë përfshirë në një konflikt, si pasojë e të cilit janë dëmtuar 2 automjete si dhe u qëllua me armë zjarri në ajër.

“Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse)”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambjentet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco