SYRI TV/ Situatë alarmante në Frakull të Fierit, ujërat e zeza bashkohen me ujin e pijshëm

16:33, 26/05/2024
A+ Aa A-

Ujërat e zeza bëhen bashkë me ujin e pijshëm, duke kërcënuar jetën e banorëve të fshatit Frakull në Fier.

Banorët thonë se prej 10 vjetësh ankohen por nuk merren masa. Zyrtarë nga Ujësjellës Kanalizime Fier, thonë jashtë kamerave se mos ndërhyrja ka ardhur për shkak se banorët nuk paguajnë faturat.

SYRI TV

300 familje në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull bashkia Fier ngrenë alarmin për situatën e krijuar, pasi bashkimi i tubacionit të ujit të pijshëm me atë të ujërave të zeza po u vë në rrezik jetën.

Kjo situatë ka prej afro dhjetë vjetësh. Edhe pse janë ankuar  në  njësinë administrative edhe bashkinë Fier askush nuk ka marrë masa.

Banorët i frikësohen më së tepërmi jetës e shëndetit të fëmijëve.

Burime nga UK Fier pohuan se banorët  nuk paguajne faturat, nuk pranojne te lidhin kontrata ndaj nuk u ofrohen  sherbime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco