Vodhën kondicionera dhe naftë nga kamioni, arrestohen katër persona në Berat

Vodhën kondicionera dhe naftë nga kamioni, arrestohen katër persona në Berat

13:15, 26/05/2024
A+ Aa A-

Katër persona janë arretuar në Berat ditën e sotme për vjedhje. Bëhet me dije se tre persona D. Z., 37 vjeç, D. O., 29 vjeç dhe K. M., 21 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur gjashtë kondicionera. Ndërsa një 17-vjeçar me iniciale D.A ka vjedhur një sasi nafte nga një kamion.

Njoftimi i Policsë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasit D. Z., 37 vjeç, D. O., 29 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 6 kondicionerë në ambientet e kompanisë ku punonin.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi nafte nga një kamion, në lagjen nr.14, Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco