SYRI TV/ Kanosi biznesmenin për 4000 euro, në pranga 23-vjeçari Artenis Kurti

16:37, 26/05/2024
A+ Aa A-

 

Policia e Elbasanit ka arrestuar edhe personin e dytë që përmes kërcënimeve ndaj jetës së familjarëve, tentuan t'i merrnin një biznesmeni 4000 euro.

5 ditë më parë u kap në flagrancë gjatë një dorëzimi të stimuluar nga policia 55 vjeçari Përparim Balliu, ndërsa të dielën u arrestua edhe 23 vjeçari Artenis Kurti, që dërgonte mesazhet anonime e kërcënuese.

SYRI TV

“Ke fëmijë, dy vajza dhe një djalë, ke familje, ti njohim, dimë ku jeton dhe me çfarë merresh, duhet të jepni 4 mijë euro”.

Këto ishin mesazhet që i mbërrin një biznesmeni që ka një dyqan mobiliesh në periferi të Elbasanit.

Ai ra dakort me kërcënuesit dhe la takim me ta, por paralelisht njoftoi policinë. Sektori për Hetimin e Krimeve të rënda në Elbasan koordinoi dorëzimin e stimuluar me pronarin e biznesit.

Artenis Kurti lëvizte me taksi, ndërsa Përparim Balliu që dyshohet se luante rolin e transportuesit u paraqit në dyqan për të marrë paratë.

Ai u arrestua në kushtet e flagrancës 5 ditë më parë, duke iu sekuestruar edhe paratë që sapo kishte marrë, teksa mbahej në vëzhgim nga policia, por Artenis Kurti arriti të largohej dhe të qëndronte në arrati deri këtë të diel.

Këtë të dielë, Policia e Elbasanit njoftoi arrestimin edhe të 23-vjeçarit në kuadër të operacionit ë koduar “Mobileria”.

Dyshohet se ai ishte dërguesi i mesazheve anonime me përmbajtje kërcënuese ndërsa mes tij dhe viktimës kishte njohje të mëparshme pasi jetonin jo shumë larg njëri-tjetrit, dhe sipas policisë kishte të dhëna rreth familjes dhe aktivitetit të biznesmenit.

Burime pranë bluve të Elbasanit thonë se 55 vjeçari Përparim Balliu dhe 23 vjeçari Artenis Kurti nuk rezultojnë me precedent, por ndaj këtij të fundit ekzistojnë dyshime që mund të jetë përfshirë në ngjarje të mëparshme kriminale të pa dokumentuara, dhe po punohet për të zbardhur më tepër detaje rreth të riut.

5 ditë më parë, policia përveç parave sekuestroi edhe 2 celularë, 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco