SYRI TV/ Dimal, Fshatrat Allambrezë dhe Çetë pa rrugë: Asnjë ndërhyrje në që në 2007

15:23, 26/05/2024
A+ Aa A-

Banoret e fshatrave Allambrezë dhe Çetë në bashkinë Dimalit prej vitesh vuajnë mungesën e investime ne infrastrukturën rrugore. Sipas tyre në rrugën ekzistuese makinat nuk kalojnë dot per shkak te amortizimit dhe detyrohen te ecin këmbe rreth 2 orë për të marre shërbimet elementare ne qytet. Banoret i bejne thirrje bashkise qe ta rregullojne rrugen pasi per ta eshte jetike.

Syri tv

Rreth 150 familje në fshatrat e Allambrezë dhe Çetë në bashkinë Dimalit prej 15 vitesh vuajnë munegsën e investime infrastrukturore. Siç duket nga pamjet, rruga është tejet e amortizuar dhe qarkullimi  makinave është pothuajse i pamundur. Për të marrë shërbimet elementare në qytet ata detyrohen të ecin në këmbë rreth 2 orë.

Banorët thonë se për shkak të rrugës e kanë të vështirë të nxjerrin në treg prodhimet e ullirit

Sipas tyre janë ankuar disa herë në bashki, por kryetarja socialiste Juliana Memaj kutjohet për ta vetëm në fushatë elektorale duke bërë premtime boshe. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë që të marrë masa dhe të bëjë rrugën pasi është jetike për ta.

Për shkak të mungesës së investimeve nga bashkia, banorët thonë se fshatrat janë shpopulluar ku të rinjtë janë larguar jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco