VIDEO/ Zjarr pranë ish-fushës së mbetjeve në Fier, zjarrfikëset në vendngjarje

16:04, 17/06/2024
A+ Aa A-

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në lagjen Sheq i Madh në Fier, në afërsi të ish fushës së mbetjeve urbane. Ky zjarr, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur me shpejtësi të madhe, duke mbuluar një sipërfaqe të gjerë dhe duke rrezikuar disa banesa si dhe një biznes në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre automjete zjarrfikëse dhe një autobot i Bashkisë Fier, të cilët kanë arritur të venë nën kontroll flakët. Situata është bërë më komplekse për shkak të eres se qe ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Banorët e zonës janë alarmuar dhe kanë ndihmuar me çfarë kanë mundur, ndërsa disa prej tyre kanë pohuar se zjarri është i qëllimshëm.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe për të përcaktuar nëse zjarri është rezultat i një veprimi të qëllimshëm apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco