Hajdarmataj: Tragjedia në Shkodër, ngjarja më e rëndë e viteve të fundit

Hajdarmataj: Tragjedia në Shkodër, ngjarja më e rëndë e viteve të fundit

11:08, 06/05/2024
A+ Aa A-

Ish-drejtori i policisë së shtetit Arben Hajdarmataj e ka cilësuar tragjedinë e djeshme në Shkodër si ngjarjen më të rëndë të viteve të fundit.

Në një lidheje me Skype për edicionin e pasdites  në Syri Tv, Hajdarmataj u shpreh se nuk ka ende një pistë të qartë të ngjarjes se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me 39-vjeçaren dhe 3 fëmiëjt e saj.

“Padyshim që kjo është një nga ngjarjet më të rënda e viteve më të fundit. Arsyet pse mund ta kenë çuar të ndjerën për të marrë dhe tre fëmijët për tu mbytur në lumë, kjo do një analizë më të thellë e më të zgjeruar.

Në qoftës e jemi përpara një fakti që e ndjera ka pasur probleme të shëndetit mendor, deri në këto momente nuk rezulton në aspektin e procedurës ligjore – nuk rezuton një kartelë” tha Hajdarmataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco