Avokati: Po sikur nëna me fëmijët të jenë vrarë apo zhdukur?! Policia po nxiton të mbulojë paaftësinë e saj

Avokati: Po sikur nëna me fëmijët të jenë vrarë apo zhdukur?! Policia po nxiton të mbulojë paaftësinë e saj

09:53, 06/05/2024
A+ Aa A-

"Ka shumë njerëz, sidomos gra, kanë shumë frikë të bëjnë një denoncim në Polici, sepse kur bëjnë denoncimin në Polici, është ai punonjësi që u merr denoncimin që fillon dhe abuzon psikologjikisht tek u thotë: “Pse ke ardhur për dhunë?!” sepse një i fortë ose  bashkëshorti, u thotë se po të erdhën për dhunë (e mbase mund t’u japin edhe diçka), u thotë “mbylle dhe mos e prano kallëzimin”.

Avokati Erald Aga, me përvojë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, e sheh në një këndvështrim krejt të ndryshëm, tragjedinë e familjes Arrazi në Shkodër, ku trupat e nënës,  Almës, dhe dy fëmijëve të saj më të vegjël ende nuk janë gjetur.

Av. Erald Aga gjykon se ata mund të jenë të mbytur, po mund edhe të jenë vrarë, po mund të jenë edhe të zhdukur, e megjithatë Policia e Shtetit ka nxituar të deklarojë se janë mbytur vetë dhe ky nxitim dëshmon se po synon të mbulojë paaftësinë e saj për të parandaluar dhunën në familje.

Z. Aga ishte i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV ku ndër të tjera tha:

“Reagimi që ka bërë Policia dhe deklarata publike është totalisht e gabuar dhe jo profesionale, sepse në fillim, po të lexosh deklaratën e Policisë, është thënë që janë vetëmbytur tre persona!!!

E para ti nuk e di, se nuk e ke gjetur trupin, a janë mbytur a janë vrarë! Pra, ne nuk dimë nëse këta persona i ka “vetëmbytur” dikush, janë “vrarë” nga dikush apo mund të jenë edhe “të zhdukur”. Pra, ne po i japim statusin e personave të vetëmbytur! Po sikur mamaja me dy fëmijët të jenë zhdukur dhe një nga fëmijët të jetë mbytur?!

Mund të jetë edhe aksident. Ka shumë versione. Po them se ka një nxitim nga ana e Policisë, mbase për të mbuluar të gjithë paaftësinë e Policisë në përgjithësi edhe nga rastet që shikoj përditë në punën që bëj.

Dua të them se ka shumë njerëz, sidomos edhe gra, kanë shumë frikë të bëjnë një denoncim në Polici, sepse kur bëjnë denoncimin në Polici, është punonjësi që u merr denoncimin që fillon dhe abuzon psikologjikisht tek u thotë: “Pse ke ardhur për dhunë?” Sepse një i fortë ose mund të jetë dhe bashkëshorti, u thotë se po të erdhën për dhunë (e mbase mund t’u japin edhe diçka), u thotë “mbylle dhe mos e prano kallëzimin”.

Dhe janë të gjithë këta faktorë që bëjnë që sidomos gratë dhe vajzat të mos bëjnë denoncime në Polici dhe Policia, për të mbuluar gjithë këtë  keq-punë të saj , doli me një deklaratë që unë mendoj se është shumë shumë nxituar.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco