KAFE SHQETO/ Domnori: Gjendja psikologjike e Almës ka qenë e rëndë

09:46, 06/05/2024
A+ Aa A-

Psikologia dhe menaxherja e strehës “Gruaja te Gruaja”, Suela Domnori, e ftuar në “Kafe Shqeto” në SYRI TV, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Domneri tha se shtysa e ndërmarrjes së këtij akti nga 39-vjeçarja vjen si pasojë e një kalvari të madh problematikash.

“Të shkosh drejt vetëvrasjes duhet të kesh kaluar apo duhet të kesh perceptuar disa problematika që të bëjnë ty vulnerabël dhe të çojnë ty në një akt të tillë, i cili, ti nuk merr vetëm jetën tënde, por edhe të tre fëmijëve të tu. Imagjinoni sesa e rëndë është gjendja e saj psikologjike. Ajo që unë doja të nënvizoja është fakti që, më vjen ende shumë keq kur dëgjoj njerëz që dalin e bëjnë deklarata se kanë pasur informacione për dhunën e ushtruar dhe e trajtojnë sikur të ishte diçka normale.”

Korrespondentja e SYRI TV në Shkodër, Saeda Çobaj përcolli këtë mëngjes për emisionin “Kafe Shqeto” detaje të reja ku theksoi se shtetasi Ergys Arrazi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve dhe bashkësortes së tij, detaj ky i konfirmuar edhe nga motra e Alma Arrazit.

“Në momentin që është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçares, dyshohej se kishte dhe shenja dhune. Kjo ishte pista e parë që po dyshohej se babai i tyre mund të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Në deklaratën që ka dhënë në polici, shtetasi Ergys Arrazi ka thënë se është e vërtetë se ka pasur konflikte me bashkëshorten e tij, por nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve të tij apo bashkëshortes së tij. Ndërkohë të kundërtën ka deklaruar motra e Alma Arrazit, e cila ka thënë se ka 31-vjeçari ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco