Aksident i 3-fishtë në Rrogozhinë-Lushnje, makinat përfundojnë brenda karburantit

19:56, 05/05/2024
A+ Aa A-

Tre mjete përfshihen në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të kthesës së Grabjanit.

Si rezultat i përplasjeve automjeti tip ‘Range Rover’ me targa AA 888OY ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti.

Drejtuesi i automjetit dhe një bashkudhëtare që udhëtonte në mjetin tip ‘Range Rover’ kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Lushnjes.

Goditja ka qenë tepër e fortë aq sa ka shkatërruar totalisht tabelën elektronike e cila fatmirësisht ka ruajtur mjetin duke mos e lejuar të përplaset me aparaturat e shpërndarjes së karburantit.

Pa lëndime serioze drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira një Audi dhe një furgon. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i përplasjeve të mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovra të gabuara në paraklaim.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, që fatmirësisht nuk shkaktoi një tragjedi më rast të goditjes së pikës së karburantit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco