Posedonin drogëra të forta për t’i shitur në doza, vihen në pranga dy vëllezër në Tiranë

Posedonin drogëra të forta për t’i shitur në doza, vihen në pranga dy vëllezër në Tiranë

10:50, 15/02/2024
A+ Aa A-

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco