SYRI TV/ Çmenden 'çmimet e apartamenteve' në Vlorë, rritje deri në 3500 euro për metër katror

14:46, 30/01/2024
A+ Aa A-

Situatë absurde me çmimet e apartamenteve në Vlorë.

Me preteksin e turizmit dhe kërkesës nga të huajt për të blerë banesa, në Vlorë ka shkuar deri në 3500 euro metri katror për një apartament.

Qytetarët shprehen se çmime të tilla nuk mund t`i përballojnë, madje as qiratë, të cilat janë rritur gjithashtu.

Agjentët imobiliar parashikojnë situatë të zymtë rritjeje të çimeve deri në 5 mijë euro metri katror.

SYRI TV

Turizmi por dhe kërkesa e të huajve për të blerë apartamente në Vlorë, ka rritur në mënyrë të palogjikshme dhe çmimet e apartamenteve në qytetin e Vlorës. siç shihet dhe nga pamjet, një apartamentet në Vlorë po shiten nga 2800 deri në 3500 euro për metër katror, duke thyer çdo ligj të tregut.

Kjo situatë absurde, duket se po ndikon drejtëpërdrejtë te qytetarët e thjeshtë, të cilët nuk kanë mundësi  jo vetë të blejnë por edhe të paguajnë qiratë e kripura të apartamenteve në Vlorë.

Agjenti imobiliar, Qemal Hoxhaj, shprehet se qyetarët në Vlorë nuk mund t`i përballojnë të tilla çmime, ndërsa parashikon situatë të zymtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco