SYRI TV/Tiranë, shpërthim me tritol në një zyrë noteriale. Policia sekuetron kamerat

14:06, 30/01/2024
A+ Aa A-

Zyra e një notereje është hehur në erë mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Ish Bllokut në Tiranë. Lënda plasëse është vendosur tek dera e zyrës së noteres Esmeralda Dauti, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për vendosjen e tritolit.

Vetë Noterja ka insistuar që çështjen ta mbyllë duke mos dhënë asnjë deklaratë që mund të ndihmojnë hetuesit.

Një nga pistat ku po hetohet është ajo e një konflikti mes noterës dhe ndonjë klienti për ndonjë akt noterie.

SYRI TV

Një shëprthim me tritol është regjistruar orët e para të mëngjesit të së martës n ëish pranë, pranë derës së një zyre noteriale.

Sipas policisë Esmeralda Dauti është noetrja e cila prej kohësh ushtronte aktivitetin e saj në këtë zyrë, teksa u përball me këtë shpërthim tritoli ajo nuk ka dhënë asnjë ndihmë sa i përket hetimeve, grupi hetimor nuk ende asnjë dyshim mbi autorët ndërkohë që ka sekuestruar kamera jo vetëm rreth zonës por edhe brenda zyrës.

Nuk kam asnjë të dyshuar, kështu është shprehur ëprpara oficerëve të policisë gjyqësore Esmeralda Dauti, noterja e cila prej kohësh ushtronte aktivitetin në zyrën së cilës ju vendos një sasi tritoli mëngjesin e së martës.

Nga ana tjetër edhe bashkëshorti i Esmeraldës është shprehur se nuk ka asnjë dyshim tek askush dhe nuk kanë pasur konflikte, por hetuesit kanë dyshime çka ka bërë që të sekuestrojnë kamerat e sigurisë jo vetëm rreth zonës për zbardhejn e autorëve, por edhe brenda biznesit për të parë ecurinë e punës të paktën gjatë ditëve të fundit, nëse ka ndonjë detaj ndihmues që mund të çonte në zbardhjen e kësaj e ngjarje e cila edhe me dëshminë e çiftit Dauti mbetet në hije.

Shpërthimi me tritol është dëgjuar rreth orës 4 të mëngjesit të së martës edhe nga banorët e zonës, ncërkohë që pas la një mjet të dëmtuar dhe një biznes ngjitur të cilat kanë mbyllur aktivitetin e tyre njësoj si edhe zyra noteriale ku u regjistrua ngjarja.

Burime bëjnë me dije se personi që ka vendosur lëndën plasëse ka qenë i maskur dhe pasi ka vënë tritolin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve të kamerave të të gjitha bizneseve që operojnë në zonë për të parë itinerarin e autorit të vënjës së tritolit, duke shpresuar se në ndonjë pjesë të rrugës ai të ketë lëvizur i pamaskuar, në mënyrë që të bëhet edhe identifikimi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco