Dhunoi vëllain dhe nënën e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Korçë

Dhunoi vëllain dhe nënën e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Korçë

13:35, 30/01/2024
A+ Aa A-

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kapën shtetasin F. D., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.01.2024, në bashkëpunim me shtetasin F. B. (i arrestuar nga Policia), në fshatin Pojan, Maliq, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, dy pajisje elektroshtëpiake.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas u kryhen nga Komisariati i Policisë Maliq.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij 17-vjeçar dhe ndaj nënës së tyre, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit V. P., 37 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. P., 43 vjeç dhe R. P., 40 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi më datë 27.01.2024, kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin, nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco