I pirë në timon, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

I pirë në timon, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

13:13, 30/01/2024
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar, banues në Suedi ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur i dehur në timon.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 41 vjeç, banues në Suedi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco